Ushtria Çlirimtare e Baluchistanit (Bla), një grup separatist i etnisë Baluch, ka marrë përgjegjësinë për një “sulm vetëvrasës” në Karaçi që vrau katër persona, përfshirë tre shtetas kinezë dhe plagosi tre të tjerë.
“Bla merr përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës të sotëm kundër kinezëve në Karaçi”, tha zëdhënësi i Blah, Jeeyand Baloch në një deklaratë në Telegram, duke shtuar se sulmin e kreu një grua.
Shpërthimi ndodhi pranë Institutit Konfuci, një institut i gjuhës kineze në qendrën e Universitetit të Karaçit
Sipas policisë, katër persona, duke përfshirë tre kinezë, u vranë dhe tre të tjerë, duke përfshirë një kinez, u plagosën nga sulmi. Policia ende nuk e ka konfirmuar natyrën e sulmit.
Bla është një grup rebel etnik që synon forcat pakistaneze të sigurisë në provincat Baluchistan dhe Sindh jugperëndimore. Bla është kundër çdo projekti zhvillimi të kryer nga Kina dhe Pakistani në kontekstin e korridorit ekonomik Kinë-Pakistan (CPEC).