Sulm me armë në një shkollë të Suedisë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Sulm me armë në një shkollë të Suedisë

    Insajderi
    04 February 2025 - 14:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një sulm me armë zjarri ka ndodhur në një shkollë në Suedinë qendrore, tha policia suedeze, duke shtuar se pesë persona janë të afektuar nga sulmi.

    Të shtënat ndodhën në Örebro, 200 km në perëndim të Stokholmit, të martën pasdite.

    Policia thotë se nuk dihet saktë sa është niveli i lëndimeve, shkruan BBC.

    Ngjarja ka ndodhur para orës 13:00 me orën lokale dhe zyrtarët po u bëjnë thirrje banorëve që të qëndrojnë larg shkollës.

    “Situatë shumë e rëndë”, u tha mediave ministri suedez i drejtësisë

    Ministri suedez i drejtësisë Gunnar Strömmer tha për SVT Örebro se situata ishte “shumë serioze” dhe përgjigjja ndaj incidentit ishte ende duke u zhvilluar.

    Qeveria suedeze mbetet në kontakt të ngushtë me autoritetet, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark