Sot në mëngjes rreth orës 2:18, në rrugën Vishnjiq në Beograd një person ka marrë lëndime të rënda trupore në shpërthimin e dy granatave të dorës.
Ai është në gjendje të rëndë dhe është transportuar në Qendrën Emergjente. Ministria e Brendshme e Serbisë ka kumtuar se policia ka filluar hetimet për këtë rast. Mediet transmetojnë se janë gjuajtur dy mjete shpërthyese, dhe është lënduar rëndë ZH. G., i cili në atë moment gjendej në terasën e banesës së tij./Insajderi.org.