Në veri të Mitrovicës kanë ndodhur dy sulme me shok-bomba në dy lokacione të ndryshme.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Besim Hoti.
“Dy sulme me shok-bomba në dy lokacione. S’ka dëme, s’ka të lënduar”, tha Hoti.
Para një ore u raportua për një tjetër shpërthim në veri, por sipas policisë, ishin vetëm mjete piroteknike.
Shpërthimi kishte ndodhur afër objektit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë tek Lagjja e Boshnjakëve.
“Bëhet fjalë për mjete piroteknike, nuk janë shpërthime që shkaktojnë efekte shkatërrimi, kanë efekte të zërimit, nuk ka lëndime. Kur flitet për Lagjen e Boshnjakëve, është një zonë jo një pikë e vetme”, tha Hoti për Insajderin.