Një person është arrestuar në Berlin të Gjermanisë, pasi sulmoi me thikë disa persona.
Dy prej tyre, mbetën të lënduar dhe janë dërguar në spital.
Sulmi ndodhi në një rrugë në lagjen perëndimore të Charlottenburg.
Gjermania mbetet në gatishmëri pas një sulmi vdekjeprurës në tregun e Krishtlindjeve në fillim të këtij muaji që vrau pesë persona dhe plagosi më shumë se 200 të tjerë në qytetin lindor të Magdeburgut./abcnews.al