Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë fillore në qytetin perëndimor të Domazlice, pranë kufirit me Gjermaninë.
Dy fëmijë janë plagosur me thikë nga shoku i tyre i klasës.
“Një nxënës sulmoi me thikë shokët e klasës. Dy fëmijë kanë mbetur të plagosur dhe prindërit e tyre janë njoftuar”, tha policia në një deklaratë.
Sulmi ndodhi në ditën e dytë të vitit të ri shkollor, ndërsa ata janë nxënës të klasës së dytë.