Dy persona janë vrarë në një shkollë në veri të Sllovakisë, kur një nxënës sulmoi të tjerët me thikë.
Zëdhënësja e ekipit emergjent sllobak, Danka Capakova tha për Reuters, se ekipe të shumta janë dërguar me urgjencë në shkollën e mesme në Spiska Stara Ves.
“Të paktën dy persona janë të vdekur dhe një tjetër i lënduar”, shtoi ajo.
Në një postim në Facebook, policia sllovake njoftoi se një nxënës 18-vjeç ka sulmuar arsimtaren dhe dy nxënës të klasës.
Ata shtuan se i dyshuari është arrestuar, kurse deri më tani nuk dihet numri i saktë i të lënduarve.