
Ka shpërthyr një sasi tritoli e cila ishte e vendosur në një garazh në qytetin e Vlorës.
Burime policore tregojnë se dyshohet se mjeti shpërthyes është komanduar nga distanca dhe se autori i veprës ka pasur fushëpamje të qartë.
Sipas Policisë në kamera shihej një person i maskuar i cili 15 minuta para se të kishte ndodhur rasti kishe kaluar në atë rrugë.
I njëjti person dyshohet të jetë autori i veprës.
Targeti i ngjarjes Indrit Samedini 33 vjeq, ka marrë lëndimenë gjymtyrë pasi që mjeti shpërthyes shpërtheu në momentin që ai iu afrua garazhit, ka njoftuar Policia.
Sadedini menjëherë pas ngjarjes është dërguar për të marrë trajtimin mjeksorë.
Pak minuta pas ngjarjes, Policia gjeti në fshatin Babicë një mjet të djegur që dyshohet se u përdor nga autori. Sadedini është pronar i një lokali në Vlorë ndërsa edhe vite më parë atij i është bërë një tjetër atentat të cilit fatmirësisht i ka shpëtuar.