Një grup i turistëve të huaj të cilin ishin duke vizituar Afganistanin janë sulmuar nga militantët talibanë të cilët kanë organizuar një pritë për ta. Raportohet se nuk ka të vdekur por deri më tani janë gjahto të plagosur.
Turistët ishin duke qëndruar në provincën perëndimore të Heratit dhe kanë qenë nën përcjelljen e një eskorte të ushtrisë kur militantët hapën zjarr. Ata kanë qenë duke shkuar për një vizitë në një qytezë të vjetër në kufi me Iranin, njofton The Guardian.
Në mesin e turistëve kanë qenë tetë britanikë, tre amerikanë dhe një gjerman./Insajderi.com