Një sulm me armë është raportuar në një restorant në Stamboll.
Të paktën një person raportohet se u vra dhe dy të tjerë u plagosën, sipas asaj që shkruan versioni online i gazetës turke, Hurriyet.
Ngjarja ka ndodhur në një restorant popullor në afërsi të kalasë historike “Anadolu Hisar” në anën aziatike të Stambollit.
Raportet paraprake thonë se të shtënat nuk ishin një akt terrorist. Disa raporte thonë se vrasësi kishte në shënjestër një person i cili i kishte vrarë të atin një dekadë më parë. /Insajderi.com