Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, e ka dhënë detaje profesionale sesi ka mundur të ndodh sulmi në Ibër-Lepenc, të premten.
Fillimisht, Ramadani, ka thënë se sulmi është bërë nga profesionistë, po ashtu mirë të informuar.
Ai ka shtuar se sulmuesit potencialisht kanë pasur informacione nga njerëz që punojnë apo kanë punuar në Ibër-Lepenc, Ujman a institucione të sigurisë.
“Sulmi sipas vlerësimeve të deritashme ka qenë prej profesionistëve dhe këto janë disa prej arsyjeve. Duket që autorët, pra terroristët – kanë ditur shumë informacione rreth kanalit dhe kjo sidomos lidhet me faktin që duket që vendi i vetëm i këtij kanali që nuk ka pasur ky tejkalimi qoftë i improvizuar qoftë inxhenierik, ka qenë pika ku ka ndodhur ky shpërthim. Kjo nënkupton që potencialisht terroristët kanë pasur njohuri dhe kontakt qoftë me njerëz që kanë punu më herët ose punojnë në Ibër-Lepenc në Ujman apo në sektorin e sigurisë. Po flasim për goditje të targetuar saktë, dhe kjo nënkupton që kanë pasur informacion të brendshëm, ata mund të jenë brendshëm, të jashtëm, pa marrrë parasysh”, ka deklaruar ai.
“Llogaritet që kanë qenë rreth 20 kg TNT, që duket që ka qenë i mbështjellur me plastikë që potencialisht përdoret prej profesionistëve ushtarakë, sepse është pozicioni dhe uji, uji dhe shpërthimi i tillë në një kanl me intenzitet të ujit, bëhet kryesisht vetëm prej niveleve të larta të profesionistëve”.
“Bartja e ekskluzivit llogaritet që është bartur disa kilometra në rrugë malore, në mënyrë që t’i ikët kamerave. Shpërthimi në ujë largon në mënyrë tepër të qartë gjurmët në hetim. Puna e menjëhershme që ka qenë e domosdoshme me eskavatorë, që largon gjurmët. Dhe moti e koha, ora 19:00, moti i vështirësun me reshje, kapak reshje të borës i ka mundësu këtij grupi, shteti pavarësisht çka delë të vendosë një situatë jashtëzakonisht të rëndë, dhe kjo normalisht pastaj hetimet a mund të nxjerrin apo jo, nuk është e lehtë të thuhet”, ka thënë Ramadani ne T7.