Një grua ka vdekur dhe dy persona të tjerë janë lënduar pas një sulmi me hanxhar në Reutlingen afër Shtutgardit në Gjermani, njofton The Independent.
Policia gjermane ka arrestuar një të dyshuar që besohet se ka kryer sulmin në qytetin e vogël të Reutlingenit.
Gazeta gjermane Bild raporton se rasti ka ndodhur afër një qebaptoreje, transmeton Insajderi.
Ende nuk dihen shkaqet e sulmit. /Insajderi.com