Sulm tragjik në Manhatan të Nju Jorkut: 5 të vdekur, përfshirë autorin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Sulm tragjik në Manhatan të Nju Jorkut: 5 të vdekur, përfshirë autorin

    Insajderi
    29 July 2025 - 12:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyrtarët e qytetit të Nju Jorkut, kanë njoftuar se një person i armatosur me një pushkë ka vrarë katër persona brenda një ndërtese në Manhattan – ku ndodhet selia e NFL-së dhe zyrat e disa firmave të mëdha financiare – dhe më pas ka qëlluar veten për vdekje.

    Nga raportimi i Reuters, bëhet e ditur se një nga katër viktimat ishte një oficer 36-vjeçar i Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, i cili kishte emigruar në SHBA nga Bangladeshi, transmeton Insajderi.

    Autoritetet nuk kanë dhënë shumë detaje mbi tre viktimat e tjera – dy burra dhe një grua. Ndërkohë, komisionerja e Policisë së Nju Jorkut, Jessica Tisch, ka bërë të ditur se autori i sulmit ishte identifikuar si Shane Tamura, 27 vjeç, banor i Las Vegasit, me një histori të sëmundjeve mendore.

    Sulmi ka ndodhur gjatë mbrëmjes, në hollin e ndërtesës në Park Avenue në Midtoën Manhattan, dhe më pas autori ishte ngjitur me ashensor në katin e 33-të, në zyrat e një kompanie menaxhimi, ku kishte vazhduar të qëllonte, derisa ia kishte drejtuar armën vetes duke u qëlluar në gjoks.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark