Sulm vetëvrasës në Irak, mbi 30 të vrarë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Sulm vetëvrasës në Irak, mbi 30 të vrarë

    Insajderi
    09 June 2017 - 14:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grua ka shpërthyer rripin e saj me eksplozivë në një market në lindje të qytetit Kerbala të premten, duke vrarë së paku 30 persona dhe plagosur 35 të tjerë, kanë thënë burime të sigurisë irakiane.

    Shteti Islamik ka deklaruar të jetë përgjegjëse për sulmin në qytetin Musayab në jug të Bagdatit, në një deklaratë në agjencinë e tyre të lajmeve Amaq. Nuk kanë identifikuar sulmuesin, raporton Reuters.

    Një oficer sigurie ka thënë se sulmuesi ka qenë grua e cila kishte fshehur bombën nën veshjen e zakonshme e cila mbulin tërë trupin

    Të mbështetura nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, forcat e Irakut janë në ofensivë për t’i përzënë militantët e Shtetit Islamik nga Mosuli, që është qyteti i dytë për nga madhësia në Irak, shkruan REL.

    Pjesa lindore e këtij qyteti është shpallur e çliruar në muajin janar të këtij viti, ndërsa menjëherë pas këtij zhvillimi, ka filluar operacioni për pjesën perëndimore.

    Këto dy pjesë të qytetit ndahen nga lumi Tigër.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    22 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark