Sulm vetvrasës, vdesin 8 persona afër një vendi të shenjtë shiit në Irak - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Sulm vetvrasës, vdesin 8 persona afër një vendi të shenjtë shiit në Irak

    Insajderi
    01 January 2017 - 14:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyrtarët në Irak kanë thënë se dy sulmues vetvrasës kanë vrarë tetë persona afër zonës së shenjtë për shiitët, Najaf.

    Zyrtarë policor dhe të një spitali kanë thënë sot se sulmi ndaj një pike kontrolli në Najaf, rreth 180 km në jug të kryeqytetit, Bagdad, ka lënduar 22 persona të tjerë, përfshirë shumë policë.

    Dëshmitarët i kanë thënë agjencisë së lajmeve, DPA, se sulmuesit kanë hapur zjarrë ndaj pikës së kontrollit në Najaf, para se të hedhin vetën në ajër me aktivizimin e rripit të mbushur me eksploziv, shkruan rel.

    Sulmet janë kryer një ditë pasi një sulmues tjetër ka vrarë 28 persona në një treg të Bagdadit.

    Përgjegjësinë për këtë të fundit e ka marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik, i cili shiitët i konsideron si heretikë.

    Për sulmin në Najaf ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark