Sulme me dronë dhe raketa, Irani kërcënon Shqipërinë - Kush është objektivi? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Sulme me dronë dhe raketa, Irani kërcënon Shqipërinë – Kush është objektivi?

    Insajderi
    01 November 2022 - 18:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Forcat e Gardës Revolucionare të Iranit kanë kërcënuar me sulme me dronë dhe raketa bazat amerikane në Lindjen e Mesme, Izraelin si edhe Shqipërinë.

    Në një video të publikuar së fundmi në aplikacionin Telegram, Garda Revolucionare e Iranit ka vendosur në objektivat e saj edhe kampin e MEK në Manëz të Durrësit duke publikuar edhe foto satelitore të saj. 

    Në video paraqiten objektivat e dronëve dhe raketave të Iranit, ku përfshihen qyteti i Tel Avitit, bazat amerikane në rajonit si edhe kampi i MEK në Manëz. Në fund, iranianët theksojnë se kanë gjithçka nën kontroll dhe se mund të godasin kur të duan.

    Shqipëria është vendosur nën objektivin e Iranit pas pranimit të muxhahedinëve të MEK në vendin tonë, të cilët konsiderohen si kundërshtarë të regjimit të ajatollahëve. Sëfundmi, Shqipëria ka qenë viktimë e një sulmi kibernetik nga irananët, të cilët kanë arritur të marrin nga sistemet tona një mori informacionesh konfidenciale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark