Tre shpërthime në dy qytete të ndryshme kanë ndodhur në Arabinë Saudite, në mbrëmjen e së hënës. Një nga shpërthimet kanë ndodhur afër xhamisë së profetit Muhamed në Medina.
Sipas dëshmitarëve thuhet se shpërthimi erdhi nga një makinë e parkuar në afërsi të një xhamie, raporton BBC.
Ende nuk dihet për numrin e viktimave por sipas raportimeve janë dhjetra të vdekur, shkruajnë mediat e huaja, njofton Insajderi.
Vala e sulmeve ndaj popullatave myslimane para fundit të Ramazanit përkon me thirrjen e shefit të grupit militant Shteti Islamik (ISIS), Abu Bakr al-Baghdadi, për një valë terrori për të shënuar muajin e shenjtë islamik. /Insajderi.com
some say its a cylinder explosion… but sound was huge #SaudiArabia #PrayForSaudi #madina pic.twitter.com/Ku3r5PSfni
— Hania (@HaniaSays) July 4, 2016