Forcat siriane kanë nisur sulme ajrore “të koncentruara” në qytetin e Aleopos dhe në zonat përreth, duke goditur zonat e kontrolluara nga kryengritësit, ka thënë për Reuters një burim nga ushtria siriane.
Sulmet kanë goditur edhe qytetin e kontrolluar nga rebelët të Khan Touman që gjendet në jug të Alepos.
Në Alepo, sipas Vëzhguesit sirian për të drejtat e njeriut, organizatë me bazë në Londës, aktualisht jetojnë rreth 275 mijë njerëz.