Dy sulme me bomba nga militantët kurdë kanë vrarë gjashtë pjesëtarë të forcave të armatosura turke në pjesën juglindore të Turqisë.
Ushtria turke ka raportuar sot se katër ushtarë të saj janë vrarë kur një bombë ka shpërthyer duke e shkatërruar veturën me të cilën udhëtonin ushtarët në krahinën Hakkari, përgjatë kufirit me Irakun.
Një tjetër ushtar dhe një pjesëtar i një formacioni të armatosur nga shteti të një fshati janë vrarë gjatë një sulmi me bombë në qarkun Ercis të krahinës Van gjatë natës.
Ankaraja fajëson grupin militant, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, grup ky i shpallur i jashtëligjshëm nga Turqia.
Armëpushimi dy vjeçar në mes të PKK-së dhe qeverisë turke ka marrë fund në korrik të vitit të kaluar.
Më shumë se 40 mijë njerëz janë vrarë në konfliktin prejse PKK, e shpallur organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe BE e ka filluar kryengritjen në vitin 1984.