Sulmet e ISIS-it gjatë muajit ramazan - ky është numri i të vdekurve në botë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Sulmet e ISIS-it gjatë muajit ramazan – ky është numri i të vdekurve në botë

    Insajderi
    04 July 2016 - 21:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Grupi militant Shteti Islamik (ISIS) porositi mbështetësit e tij ta bënin muajin e shenjtë “me leje të Zotit, një muaj të dhimbjes për të gjithë jobesimtarët kudo që ndodhen”, e që në fund të këtij muaji ata vranë rreth 800 persona.

    Kjo thirrje ka shndërruar ato që janë dashur të jenë katër javë të paqes dhe të bamirësisë në gjakderdhje të mëdha, nga Florida e Shteteve të Bashkuara deri në Filipine, duke lënë më shumë se 800 të vrarë nga duart e militantëve të ISIS-it në mbarë globin, raporton The Daily Mail.

    Ekstremistët kanë vrarë njerëz teksa ata po kalonin kohën me miqtë e tyre në një kafene në Bangladesh, kanë ekzekutuar familje siriane që janë përpjekur të ikin nga regjimi i tyre i dhunshëm dhe kanë vrarë një polic me thikë në Francë.

    Në katër javët e para, pothuajse 30 njerëz në ditë janë vrarë nga dora e një ekstremisti të ISIS-it, përfshirë shumë fëmijë – dhe shumica e tyre myslimanë si ta, por paqësorë, që nuk pajtohen me mendësinë e tyre të gabuar. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark