Sulmet e Izraelit në drejtim të Iranit, ushtria izraelite del me një deklaratë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Sulmet e Izraelit në drejtim të Iranit, ushtria izraelite del me një deklaratë

    Insajderi
    15 June 2025 - 21:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Forcat ajrore të Izraelit kanë goditur dhe çmontuar objektiva ushtarake në Teheran, bënë të ditur të dielën Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF).

    IAF goditi dhe çmontoi vendet e prodhimit të raketave tokë-tokë, vendet e radarëve të zbulimit dhe lançuesit e raketave tokë-ajër në Teheran, me udhëzimin e Drejtorisë së Inteligjencës së IDF-së“, tha IDF në një deklaratë, sipas CNN.

    Lëvizjet erdhën pasi Izraeli tha se po fillonte një ‘seri sulmesh’ që synonin raketat tokë-tokë në Iranin perëndimor.

    Irani ka hedhur raketa në drejtim të Izraelit të dielën. Nuk raportohet për ndonjë të lënduar ende. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark