Sulmet e Izraelit në Iran, pamje nga qyteti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Sulmet e Izraelit në Iran, pamje nga qyteti

    Insajderi
    13 June 2025 - 09:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në orët e para të së premtes, Izraeli ka ndërmarrë një valë sulmesh ajrore ndaj objektivave në Iran.

    Mediat shtetërore iraniane raportojnë se si pasojë e këtyre sulmeve është vrarë Mohammad Bagheri, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit.

    Po ashtu, raportohet se ka humbur jetën edhe komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit, Hossein Salami. Sipas CNN, në mesin e viktimave është edhe Fereydoon Abasi, ish-kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit.

    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka konfirmuar zyrtarisht se forcat izraelite kanë goditur objektiva bërthamore në territorin iranian, duke paralajmëruar se operacioni do të zgjasë për disa ditë.

    Në reagim ndaj këtyre zhvillimeve, udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka paralajmëruar një “ndëshkim të ashpër” ndaj Izraelit. Në një deklaratë të publikuar nga agjencia shtetërore IRNA, Khamenei ka konfirmuar se disa komandantë dhe shkencëtarë janë vrarë gjatë sulmeve, të cilat Izraeli i ka cilësuar si të drejtuara kundër infrastrukturës bërthamore.

    “Regjimi sionist ka kryer një krim në agim. Ky regjim duhet të përgatitet për një ndëshkim të ashpër”, ka deklaruar Khamenei.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark