Një komision parlamentar që ka analizuar shërbimet inteligjente të Francës pas sulmeve në Paris në fund të vitit të kaluar, ka rekomanduar që këto shërbime të riorganizohen.
Sipas këtij komisioni, shërbime të ndryshme sekrete duhet që të bashkohen në një trup të vetëm, ngjashëm me Qendrën Kundër Terrorizmit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sulmet në nëntor të vitit 2015 lanë të vdekur 130 persona, nxitën kritika të shumta drejtuar autoriteteve të sigurisë në Francë.
“Të përballur me terrorizmin ndërkombëtare, ne duhet të jemi shumë më ambicioz në aspektin e inteligjencës,” ka thënë kryetari i këtij komisioni, njofton BBC.
Që nga sulmet e nëntorit, rreth 7 mijë ushtarë francezë vazhdojnë të jenë në detyrë për të ruajtur sigurinë./Insajderi.com