
Shefi i misionit të BE‘së në Kosovë, Aivo Orav, ka reaguar pas sulmeve të akterëve qeveritarë në pushtet ndaj gjyqësorit, pas vendimit të Gjykatës Supreme për rrëzimin e udhëzimit administrativ për arkat fiskale.
Orav ka thënë se kjo situatë është diskutuar mes shefave të misioneve të BE-së. I ka quajtur ndërhyrje politike dhe të papranueshme, shkruan Insajderi.
“Shefat e Misioneve të BE-së diskutuan situatën pas vendimit të Gjykatës Supreme. Sulmet ndaj gjyqtarëve individualë dhe ndërhyrjet politike në sistemin gjyqësor janë të papranueshme”, ka shkruar Orav.
The EU Heads of Missions discussed the situation after the Supreme Court decision. Attacks against individual judges and political interference into judiciary are inacceptable. https://t.co/BXj2XAig3i
— Aivo Orav (@AivoOrav) July 16, 2025