Të paktën 58 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në një sulm të dyshuar kimik në një qytet rebel të mbajtur në veri-perëndim të Sirisë, shkruan BBC.
Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut raportoi se sulmet mbi Khan Sheikhoun nga qeveria siriane ose avionëve rusë kishin shkaktuar mbytjen e shumë personave.
Aktivistët e opozitës lokale dhe faqet e lajmeve kanë postuar fotot e atyre që thanë se kishin vdekur nga asfiksia.
Qeveria siriane ka mohuar në mënyrë të përsëritur përdorimin e armëve kimike.
Nëse konfirmohet, kjo do të ishte një nga sulmet më vdekjeprurëse kimike në Siri që nga fillimi i luftës civile gjashtë vjet më parë. /Insajderi.com