×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Sulmet ndaj kujdo qofshin ato janë të papranueshme, kur cak i tyre janë personat zyrtarë, ndëshkimet janë mjaft të ashpra

    Insajderi
    26 October 2024 - 12:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ardian Bajraktari

    Personat zyrtarë, krahas shumë përgjegjësive, ata gëzojnë edhe mbrojtje dhe sulmi ndaj tyre për çështje të ndërlidhura me detyrat zyrtare, është veper e veçantë penale.

    Për dallim nga Kodi i mëparshëm penal, Kodi aktual, neni 402, i cili i referohet sulmeve ndaj personave zyrtarë, e zgjeron kategorinë e personave zyrtarë kur ata/ato janë cak i sulmeve.

    Sipas kësaj dispozite, ndër të tjera parashihet se kushdo që sulmon ose kanoset seriozisht se do ta sulmojë personin zyrtar, në lidhje me detyrat zyrtare, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet.

    Kur kjo vepër rezulton me lëndime të lehta trupore të personit zyrtar, kryesi denohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet, e nëse ka lëndim të rëndë trupor të personit zyrtar apo ndihmësit të tij, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark