×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Sulmet ndaj mjekëve janë shndërruar në protokoll të sjelljes së pacientëve”

    Insajderi
    04 December 2022 - 23:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Sulmet ndaj mjekëve janë shndërru në protokoll të sjelljes së pacientëve”, kjo fjali e cila sipas kryetarit të Shoqatës së Pacientëve shkruhet gjithnjë nga Oda e Mjekëve të Kosovës është kritikuar ashpër nga kryetari, Besim Kodra.

    Ai në InDoks të Gazetës Insajderi e ka kritikuar Odën e Mjekëve të Kosovës për qasje të gabuar.

    “Pa dyshim që është duke ndiku dhe unë e shoh qasje e gabuar sidomos të Odës së Mjekëve, e cila në vazhdimësi lëshon komunikata, madje e ka njëfarë paragrafi që e përdorë vazhdimisht që thotë që “sulmet ndaj mjekëve janë shndërru në protokoll të sjelljes së pacientëve”, duke i përgjithësuar ata, kjo nuk e mbron, kjo nuk është problemi dmth ne duhet të identifikojmë arsyet pse dikush shkon me kërku ndihmë nga dikush dhe e rrahë, nuk është normale”, u shpreh ai në InDoks.

    Sipas tij Oda po bën gabim që nuk po i bën publik emrat e mjekëve që nuk e kryejnë punën siç duhet, thotë se po e dëmtojnë imazhin e mjekëve.

    “Është problem shumë i madh që Oda e Mjekëve të gjenerojë, Odat e profesionistëve shëndetësorë janë për të garantuar që anëtarët e tyre po i zbatojnë principet etike jo komunitetit me komunitetin merret dikush tjetër, përderisa Odat dhe komuniteti mjekësor në përgjithësi tenton me mbrojte çdo mantel bardhë qe drejt ose jo, atëherë nuk mund të presim që figura e tyre të pastrohet. Ata vet do të insistojnë që personat që nuk i respektojnë principet etike duhet të largohen nga anëtarësia e tyre dhe tek atëherë komuniteti do të fillojë të besoj që figurën e një profesionisti shëndetësorë, pa dyshim atyre duhet të ju plotësohen kushtet e punës, pa kushte të punës ata nuk mund të punojnë”, deklaroi Kodra.

    Mes tjerash, Kodra flet edhe për problematika tjera duke theksuar faktin që përveç pacientëve as mjekët saktë nuk i dinë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre.

    InDoks | Historia e abuzimit të Iljasa Fazliut me fëmijën me autizëm – Sa mjekë kosovarë po ndiqen për abuzime me pacientë?

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark