×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Sulmet në adresë të institucioneve të drejtësisë janë të pa pranueshme, ligji parasheh rregulla edhe për këta të fundit

    Insajderi
    22 October 2024 - 20:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sulmet dhe etiketimet drejtuar institucioneve të drejtësisë, për fat të keq, po janë të shpeshta në diskursin publik, veçmas të eksponentëve politikë.

    Shkruan: Ardian Bajraktari

    Sulmet deri në nivel të ndërhyrjes, e minojnë tej mase besimin e publikut në drejtësi, e kur nuk ka besim në organe të drejtësisë, krijohet kaos, lulëzon krimi e dhuna, vetëgjyqësia e çka jo.

    Prandaj, largimi sa më parë nga ky diskurs, është nevojë dhe domosdoshmëri imediate.

    Por edhe “fshehja” prapa petkut të pavarësisë së Gjyqësorit, nuk e amniston askënd që nuk e kryen punën në pajtim me përgjegjësitë kushtetuese e ligjore.

    Rastet, pavarësisht nga kush inicohen e sa të bazuara janë, është detyrë e Prokurorit të Shtetit t’i trajtojë.

    Është detyrim që buron nga Kodi i Procedurës Penale që brenda 30 ditësh pas pranimit të kallëzimit penal, të nxjerr aktvendim me të cilin e hedh kallëzimin penal ose kërkon informacione shtesë.

    Kurdo që mbyllen hetimet ose ka aktvendim për hedhje të kallëzimit penal, palët duhet të njoftohen.

    Vlen të theksohet se para hedhjes së kallëzimit penal, Prokurori i Shtetit konsultohet me Kryeprokurorin e prokurorisë përkatese dhe mban shënim zyrtar.

    Po ashtu, brenda tetë (8) ditësh nga hedhja e kallëzimit penal, Prokurori i Shtetit ia dërgon aktvendimin me arsyet për hedhjen e këtij të fundit, të dëmtuarit ose viktimës, personit apo organit që ka parashtruar kallëzimin penal, përfshirë edhe personin kundër të cilit është ngritur kallëzimi penal.

    Ndaj hedhjes poshtë të kallëzimit penal, i dëmtuari ose viktima, mund të paraqes ankesë në Prokurorinë e Apelit, brenda tetë (8) ditëve nga pranimi i njoftimit për hedhje të kallëzimit, këto i mundëson Kodi i Procedurës Penale.

    Andaj, krahas kërkesës së vazhdueshme për ndalje të sulmeve, kërkohet edhe zbatim i ligjit dhe adresim i përgjegjësisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark