Zyrtarët belgë identifikuan edhe kamikazin e dytë të së martës në aeroportin e Brukselit si Najim Laachraoui. Sipas tyre, kjo u vërtetua nga ADN-ja e tij, që besohet se është gjetur edhe nëntorin e kaluar në njërin prej skenave të krimit në Paris.
Lajmi erdhi pasi tre persona u arrestuan në Bruksel në lidhje me sulmet e fundit.
Prokurorët thanë se arrestimet e ditës se premte, janë të lidhura me bastistjen e nje dite më parë në Paris, ku autoritetet i vunë prangat Reda Kriket, 34-vjeçarit i cili po planifikonte një tjetër sulm në kryeqytetin francez.
Ndërkohë në Francë, Gjermani dhe Belgjikë janë arrestuar 9 persona të dyshuar, jo vetëm për lidhjet e tyre me terrorin e Brukselit, por edhe me skema të reja terroriste në Europë.
Tashmë po bëhet gjithnjë e më e qartë se një rrjet i mirë organizuar i Shtetit Islamik i shtrirë në Belgjikë dhe Francë, është përgjegjës për të dyja sulmet, të Parisit dhe Brukselit.