Londra u trondit të shtunën nga dy sulme terroriste, nga të cilat vdiqën shtatë persona dhe u lënduan 48 të tjerë.
Mediumi amerikan USA Today ka raportuar për gjërat që janë të qarta tashmë për sulmet që ndodhën në Londër, njofton Insajderi.
Informacionet që dihen deri më tani për sulmet në Londër:
1. Shtatë persona janë vrarë dhe tre terrorist të dyshuar janë qëlluar për vdekje nga policia pas sulmit terrorist në Urën e Londrës dhe Borough Market.
2. Një furgon i ka shkelur këmbësorët, para se të dyshuarit të dilnin nga ai për t’i therur me thika këmbësorët dhe oficerët e policisë.
3. Katër oficerë të policisë janë plagosur, njëri prej tyre rëndë.
4. Të dyshuarit kanë pasur të veshur jelek të mbushur me eksplozivë, por të cilët ishin të rremë, thotë policia.
5. Shërbimet emergjente thonë se 48 të lënduar janë dërguar në pesë spitale.
6. 12 persona janë arrestuar gjatë bastisjeve sot në Barking, në lindje të Londrës.
7. Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, e ka dënuar sulmin si ideologji të ligë të ekstremizmit islamik, duke thënë se mjaft është mjaft.
8. Të gjitha partitë politike i kanë suspenduar fushatat e tyre për zgjedhjet e përgjithshme nacionale, përveç UKIP-it.