Autoritetet franceze kanë hapur hetim penal ndaj dy vajzave adoleshente, që dyshohet se kishin planifikuar një sulm të ngjashëm me atë që ndodhi në sallën e koncerteve në Bataclan në Paris.
Vajzat të cilat i takojnë moshës 15 dhe 17 vjeçare, u zbuluan në rrjetin social Facebook, duke shkëmbyer mesazhe në lidhje me sulmin e ngjashëm të planifikuar, raportojnë autoritetet policore, shkruan BBC.
Sipas prokurorëve bëhet e ditur që dyshimet për planin e këtij sulmi kishin qenë të hershme prandaj edhe nuk janë gjetur as armë e as eksploziv përderisa u raportua se 15 vjeçarja do të mbetet ende në paraburgim, ndërsa 17-vjeçarja është liruar po është nën mbikëqyrje gjyqësore, përcjellë Insajderi.
Franca mbetet në gatishmëri të lartë pas sulmeve që ndodhën në Paris në nëntor të vitit të kaluar ku të vdekur mbetën të paktën 130 persona, e të plagosur 90 të tjerë, përcjellë Klan Kosova./Insajderi.com