Policia e Tajlandës ka thënë se sulmet me bomba që kanë vrarë katër persona në zonat turistike në jug të vendit nuk janë sulme terroriste, por vepra të diversantëve apo agjentëve vendor.
“Ky nuk është sulm terrorist. Janë thjeshtë diversantë vendor që operojnë në zona të kufizuara të krahinave”, ka thënë zëdhënësi i policisë kombëtare, Piyapan Pingmuang në Bangkok më 12 gusht.
Shpërthimet e sotme janë kryer në zonën e njohur turistike të Puketit, por edhe në Trang dhe Surat Thani.