Ushtria izraelite konfirmoi të shtunën vrasjen e liderit të Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah pasi sulmoi selinë qendrore të grupit në Bejrut një ditë më parë.
Hezbollahu i mbështetur nga Irani ende nuk ka lëshuar ndonjë deklaratë për Nasrallah, i cili ka udhëhequr grupin për 32 vjet.
Ushtria izraelite “eliminoi … Hassan Nasrallah, liderin e organizatës terroriste Hezbollah”, shkroi zëdhënësi i ushtrisë izraelite Avichay Adraee në një deklaratë në X.
“Hassan Nasrallah nuk do të jetë më në gjendje të terrorizojë botën”, tha ushtria izraelite në një postim në X të shtunën.