Atdhe, Behar dhe Shkodran Murturi janë tre vëllezërit të cilët po dyshohet se e rrahën mbrëmë imamin, Zeqir Berisha nga Lupçi i Podujevës.
Në lidhje me sulmin brutal ndaj imamit të xhamisë së fshatit Lupç të Podujevës, ka foluar Kryemimami Bekim Jashari
Jashari në një prononcim për Insajderin, tha se nga ajo çfarë kemi parë është tmerruese dhe e dënojmë fuqishëm sulmin ndaj punëtorit tonë Zeqir Berisha.
”Lajmin e mësuam tani nëpër media, nuk e dimë saktësisht se çfarë ka ndodhur, nga këshilli i bashkësisë islame në Podujevë do të mblidhemi pasdite në një prononcim, ne e dënojmë fuqishëm sulmin ndaj punëtorit tonë dhe kërkojmë nga organet e drejtësisë qe të merren me rastin”, tha Jashari për Insajderin.
Rastin për Insajderin e kanë konfirmuar dhe Policia e Kosovës.
“Personi i lënduar Z.B. mashkull, është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore të Podujevës menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore dhe kanë arritë të arrestojnë tre persona të dyshuar. Personat e arrestuar: 1. B.M, mashkull 27vjeç 2.A.M, mashkull 28vjeç dhe 3. Sh.M mashkull 25vjeç,”, thuhet në përgjigjien e zëdhënëses së policisë, Flora Ahmeti për Insajderin.
Burime të Insajderit kanë bërë me dije se imami ndodhet në QKUK e është jashtë rrezikut për jetë.
“Imami aktualisht është i shtrirë në QKUK në gjendje jashtë rrezikut për jetë”, tha ky burim për Insajderin.