Sulmi fizik ndaj Berishës, reagon Rama: Akt i patolerueshëm, dënoj dhunën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmi fizik ndaj Berishës, reagon Rama: Akt i patolerueshëm, dënoj dhunën

    Insajderi
    06 December 2022 - 15:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar për sulmin fizik ndaj kryeministrit Sali Berisha sot në protestë.

    Në një reagim për mediat, zyra e Kryeministrit njofton se Rama dënon aktin e dhunës, duke e konsideruar të patolerueshëm.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dënon pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi organizatorin dhe udhëheqësin e protestës së sotme! Dhuna s’ka qenë, s’është e s’do jetë kurrë një mjet për të adresuar çfarëdo çështje apo shqetësimi dhe kushdo e përdor këtë mjet duhet të përballet me të gjithë forcën e ligjit“, thuhet në njoftimin për shtyp të zyrës së kryeministrit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark