×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmi fizik ndaj Gazmend Muxhaherit, policia jep detaje

    Insajderi
    27 October 2024 - 09:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka dhënë një raport të detajuar lidhur me sulmin e kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, nga dy persona përgjatë së shtunës.

    Në raportin ditor të së dielës, policia njofton për arrestimin e dy të dyshuarve dhe dërgimin në mbajtje të tyre, shkruan Insajderi.

    “Pejë / 26.10.2024 – 08:40. Dy meshkuj kosovarë (njëri prej tyre kryetari i komunës së Pejës) derisa ishin duke ecur në rrugë janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë me ç ‘rast viktimat kanë pësuar lëndime trupore. Pas një pune hetimore dy të dyshuarit janë lokalizuar dhe arrestuar nga Policia. Motivi i rastit nuk dihet. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti si dhe dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

    Sipas policisë, rasti vazhdon të jetë nën hetime.

    Nga burimet e veta Insajderi ka kuptuar se shkak i sulmit ishte një projekt që është kompetencë e kësaj komune.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark