Sulmi fizik ndaj Xhavit Drenorit - Flasin nga Policia e Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Sulmi fizik ndaj Xhavit Drenorit – Flasin nga Policia e Kosovës

    Insajderi
    19 October 2021 - 14:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka konfirmuar se një sulm fizik ka ndodhur mes Xhavit Drenorit, kandidatit të Iniciativës Qytetare “Green për Drenas” dhe një personi tjetër.

    Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka thënë se në rast kanë qenë të përfshirë dy persona. Të njëjtit kanë pranuar trajtim mjekësorë.

    “Rreth orës 13:00, jemi njoftuar për një sulm fizik në rrugën “Xhevë dhe Fehmi Lladrovci” në Drenas, ku lëndime trupore kanë pësuar dy persona të përfshirë në rast. Pasi kanë marr trajtimin e nevojshëm mjekësor, në QKMF- Drenas, policia i ka shoqëruar palët e përfshira në rast dhe është nisë një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast”, ka thënë Ahmeti për Insajderin.

    Vetë Drenori ka thënë se është sulmuar nga djali i prokurorit Ibrahim Berisha.

    “Po, është e vërtetë që jam sulmuar. Jam sulmuar nga djali i prokurorit Ibrahim Berisha. Jam në stacion, s’mundem me fol më shumë”, ka thënë Drenori.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar prokurorin Berisha, i njëjti ka thënë se nuk ka dijeni lidhur me rastin.

    “Jo për zotin unë nuk jam i informuar. Ide nuk kam për këtë punë. Unë sot jam në prokurori se sot dal në pension. Unë atij djalit nuk i besoj se ai bën kështu fushatë, merret me krejt kapak”, është shprehur prokurori Berisha për Insajderin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark