Sulmi i asambleistit të Përparim Ramës ndaj Fehmi Kupinës - reagon ashpër Çeku - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmi i asambleistit të Përparim Ramës ndaj Fehmi Kupinës – reagon ashpër Çeku

    Insajderi
    24 September 2025 - 15:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Asambleisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sami Salihu, dyshohet se e ka sulmuar me shishe qelqi kryesuesin e Kuvendit, Fehmi Kupina, i cili në këto zgjedhje po kandidon me partinë e tij, “Lidhja për Prishtinën”.

    Lidhur me rastin ka reaguar kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku.

    Ai është shprehur se “Lajmi për dhunë në ambientet e Kuvendit Komunal të Prishtinës është shumë shqetësues”.

    Sipas tij, Lidhja Demokratike e Kosovës sot sulmoi njeriun që udhëheq Kuvendin Komunal, Fehmi Kupina.

    “Përveç që është e papranueshme, kjo sjellje shkon kundër parimeve politike, ku dallimet në pikëpamje janë vlerë e shtuar”, tha Çeku, duke u bërë thirrje organeve kompetente që të marrin masa dhe të ndëshkojnë dhunuesit.

    Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, konfirmoi për Insajderin se rasti ka ndodhur rreth orës 10:30, kur policia ka marrë informacion për një rrahje në rrugën “UÇK” në Prishtinë.

    “Me të marrë informatën, policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar tre persona të përfshirë në rast”, tha Pllana, duke shtuar se hetimet janë ende në vazhdim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark