Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka thënë se është në komunikim të pandërprerë me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Izrael si edhe me të gjithë qytetarët e Kosovës, në Izrael pas sulmit të Iranit.
Në një njoftim ë lëshuar në faqen zyrtare në ‘Facebook’ ata iu kanë bërë thirrje kosovarëve në Izrael t’i ndjekin udhëzimet e sigurisë, shkruan Gazeta Insajderi.
“U bëjmë thirrje të ndjekin e të zbatojnë udhëzimet e sigurisë, të bëra publike së fundmi nga autoritetet vendase.
Për çdo nevojë të mundshme ftohen të kontaktojnë në telefon dhe WhatsApp me numrat e kontaktit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Izrael:
+972 58-634- 0450
dhe
+972 54-469-9799”, thuhet në njoftim. /Insajderi.org/