Sulmi më i keq i ISIS-it ndër javë është ai për të cilin bota shqetësohet më pak - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Sulmi më i keq i ISIS-it ndër javë është ai për të cilin bota shqetësohet më pak

    Insajderi
    04 July 2016 - 14:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Së pari ata sulmuan Stambollin. Të martën mbrëma, tre militantë të dyshuar të ISIS-it organizuan sulmin në aeroportin kryesor të Stambollit, duke e hedhur vetën në erë pas minuta pasi qëlluan me armë zjarri një numër të pasagjerëve dhe të stafit.

    Të paktën 45 njerëz kishin vdekur. Bota u fut nën panik; Aeroporti i Stambollit është njëri ndër pikat më të frekuentuara dhe të zëna të Evropës dhe Lindjes së Mesme, shkruan Washington Post, transmeton Insajderi.

    Më pastaj, ata shkuan në Dhaka – Bangladesh. Zjarrvënësi, të cilin shumë dëshmitar e lidhin me ISIS-in, sulmoi një lokal të njohur në kryeqytetin e Bangladeshit.

    Pas 10-orësh mbajtje peng, sulmuesit vranë 20 pengje, shumica prej tyre me shtetësi italiane dhe japoneze. Kishte edhe student nga SHBA-të, që ishin në mesin e të vrarëve. ISIS është duke u rritur vazhdimisht në vendet myslimane dhe të huajt që veprojnë në këto shtete janë të pasigurt po ashtu.

    Dhe së fundmi, ata sulmuan Baghdadin. Në orët e hershme të së dielës, derisa qindra irakianë të blenin gjëra për muajin ramazan, një makinë me bombë në të, eksplodoi në turmën e njerëzve në tregun njohur si “Karrada” në Baghdad.

    bagu

    Ky shpërthim la të vrarë të paktën 121 njerëz, prej të cilëve edhe shumë fëmijë. Zona ky ndodhi shpërthimi ishte me shumicë të religjionit, Shia, që e bën të kuptueshëm se sulmin e kanë organizuar grupet ekstremiste sunite.

    Është e pamundur që ky sulm, i fundit në një lumë të pafund të tragjedive në kryeqytetin e Irakut, do të gjeneronte të njëjtin panik në Perëndim si dy incidentet e mëparshme në Dhaka dhe Stamboll.

    Prej vitesh, ne jemi bërë pothuajse të mpirë ndaj dhunës në Bagdad: Shpërthimet vdekjeprurëse të makinave nuk kanë bërë që njerëzit të bëjnë “hashtag”, nuk ka fotografi profili në Facebook me flamurin e Irakut, dhe asnjë gazetë perëndimore nuk ka në faqen e saj të parë emrat e viktimave apo historitë e jetës së tyre.

    BBC ka një afat kohor të sulmeve të fundit të lidhura me ISIS-in në Baghdad dhe vendet e tjera në Irak:

    9 qershor 2016 – Së paku 30 njerëz të vrarë në Bagdad në dy sulme vetëvrasëse të pretenduara nga ISIS.

    17 maj 2016 – Katër shpërthime me bomba vrasin 69 njerëz në Bagdad; tre nga objektivat ishin zonat Shia.

    11 maj 2016 – Autobombat në Bagdad vrasin 93 njerëz, duke përfshirë 64 në treg në rrethin e sektit islam –shiit, të Sadr Siti.

    1 maj 2016 – Dy bomba makine lënë të vrarë të paktën 33 persona në qytetin jugor të Samaëa.

    26 mars 2016 – Sulmi vetëvrasës në një ndeshje futbolli në qytetin qendror të Iskandariya, mbetën të vrarë të paktën 32 persona.

    28 shkurt 2016: Dy sulme vetëvrasëse me bomba goditën tregun e qytetit Sadr, duke vrarë 70 vetë.

    bagi

    E gjitha kjo është vetëm nga ky vit. Që nga viti 2003, Baghdadi është kthyer në qytetin më të “përgjakur” në botë, nga sulmet e al-Qaedas dhe tashmë të ISIS-it.

    Njerëzit në këtë qytet nuk janë të qetë. “Njerëzit ishin gjithandej para disa netësh. Ndërsa tani aroma e vdekjes është prezente në gjithë qytetin”, thotë një resident në qendrën tregtare “Karrada, ku ndodhi sulmi i kësaj jave për Washington Post. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark