×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Sulmi Kibernetik i së Premtes, Microsoft reagon ashpër

    Insajderi
    15 May 2017 - 12:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Microsoft ka kritikuar ashpër qeveritë e vendeve të cilat krijojnë rezerva problemesh kritike sigurie në sistem kompjuterike duke e quajtur sulmin e fundit kibernetik një thirrje alarmante.

    Ransomware WannaCrypt u shfaq ditën e Premte dhe brenda fundjavës sulmoi mbi 200,000 kompjutera në 150 Shtete përfshirë spitale duke bllokuar qasjen në to deri në pagimin e një haraçi në Bitcoin.

    Shumë ekspertë sigurie presin një valë të dytë sulmesh ditën e sotme ndërsa punonjësit rikthehen në punë. WannaCry është i rrezikshëm për një arsye të vetme, nuk kërkon interaktivitetin e përdoruesit sepse mund të përhaphet përmes rrjeteve të shpërndarjes së skedarëve.

    Ransomware shfrytëzon një problem sigurie në versionet e vjetra të Windows i cili është përdorur në të kaluarën nga Agjencia Amerikane e sigurisë NSA.

    “Sulmi është një tjetër shembull i cili tregon sesa e rrezikshme është fshehja e problemeve të sigurisë nga qeveritë e vendeve,” u shpreh Presidenti i Microsoft Brad Smith.

    “Kemi parë probleme të fshihen nga CIA, dhe tani problemi i radhës u vodh nga NSA-ja duke prekur mbarë botën. Vazhdimisht problemet e sigurisë fshehur nga qeveritë kanë rënë në duart e hakerave duke shkaktuar dëme të shumta.”

    “Qeveritë e Vendeve duhet ta trajtojnë këtë sulm si një thirrje për tu zgjuar. Ata duhen të ndërmarrin një qasje tjetër në hapësirën kibernetike. Ato duhet të kenë në konsideratë dëme që u shkaktohen civilëve. Jo pa arsye kërkuam në Shkurt një “Konventë Dixhitale të Gjenevës,” pikërisht për të adresuar këto shqetësime dhe kërkuar qeverive të raportojnë problemet e sigurisë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark