Sulmi ndaj Ambasadorit të Rusisë në Turqi të hënën ishte një përpjekje për të prishur marrëdhëniet e Turqisë me Moskën, tha kryetari i Komunës së Ankaras.
Melih Gokcek i bëri këto komente gjatë një konference me gazetarë jashtë spitalit ku ndodhet trupi i ambasadorit rus, Andrei Karlov.
Karlov u vra teksa mbante një fjalim në një galeri të artit në Ankara. /Insajderi.com