Sulmi kundër profesoreshës Latifi-Pupovci, vjen reagimi i UP-së – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Sulmi kundër profesoreshës Latifi-Pupovci, vjen reagimi i UP-së

    Insajderi
    10 May 2022 - 21:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pasi profesoresha universitare, Hatixhe Latifi-Pupovci u sulmua nga prindi i një studenti i cili doli të jetë gjinekologu “i skandaleve”, Arsim Gashi, Universiteti i Prishtinës ka reaguar përmes një komunikate, shkruan Insajderi

    Në komunikatë thuhet se një veprim i tillë ka qenë shqetësues dhe aktet e tilla janë të papranueshme dhe të dënueshme, kjo pasi cenojnë misionin e UP-së.

    “Aktet e tilla janë sjellje të papranueshme dhe të dënueshme, e të njëjtat cenojnë rëndë misionin e UP-së të lidhur me krijimin dhe zhvillimin e shoqërisë tolerante dhe dhënien e ndihmesës në procesin e promovimit të demokracisë qytetare”, thuhet në komunikatë.

    Gjithashtu UP-ja përmes komunikatës për medie bëri thirrje ndaj organeve kompetente që të shqiptohen masa adekuate ligjore.

    Komunikata e plotë:

    KOMUNIKATË PËR MEDIE

    Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, me shqetësim të thellë ka pranuar lajmin për sulmin fizik ndaj profesoreshës së Fakultetit të Mjekësisë në UP, prof. asoc. dr. Hatixhe Latifi Pupovci.

    Aktet e tilla janë sjellje të papranueshme dhe të dënueshme, e të njëjtat cenojnë rëndë misionin e UP-së të lidhur me krijimin dhe zhvillimin e shoqërisë tolerante dhe dhënien e ndihmesës në procesin e promovimit të demokracisë qytetare.

    Me këtë rast, UP-ja u bënë thirrje organeve kompetente që aktin në fjalë ta trajtojnë më urgjencë dhe ndaj sulmuesit të shqiptojnë masën adekuate ligjore. UP-ja thekson gatishmërinë që të bashkëpunojë ngushtë më organet përkatëse, për të mundësuar zbardhjen e rrethanave dhe trajtimin e rastit në tërësi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark