I dyshuari që drejtoi një automjet me shpejtësi të lartë në një turmë argëtuese në New Orleans të SHBA-së në ditën e Vitit të Ri, u vra pas një përleshje zjarri me policinë.
Kështu raporton Associated Press duke iu referuar deklarimeve të zyrtarëve ligjor.
Aty tutje bëhet e ditur se zyrtarët nuk ishin të autorizuar të diskutonin publikisht detajet e hetimit dhe folën në kushte anonimiteti.
Dhjetë persona u vranë dhe 30 u plagosën pasi vozitësi i një veture goditi me shpejtësi të lartë një turmë njerëzish, dhe më pas shtiu me armë zjarri.