Sulmi me armë, merren në pyetje pronarët e Top Channel: A kanë një të dyshuar? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmi me armë, merren në pyetje pronarët e Top Channel: A kanë një të dyshuar?

    Insajderi
    28 March 2023 - 11:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pronarët e televizionit Top Channel janë marrë në pyetje në lidhje me sulmin e ndodhur në orët e para të 27 marsit ku mbeti i vrarë roja i sigurisë Pal Kola.

    Sipas Report Tv ata janë pyetur nëse kanë pasur kërcënime kohët e fundit dhe kanë konfirmuar se episode të tilla nuk kanë ndodhur dhe nuk kanë një të dyshuar.

    Sot policia e Tiranës ka vendosur në dispozicion shumën e parave prej 100 mijë Euro për këdo që jep informacione rreth autorëve të sulmit me armë ndaj Top Channel ku mbeti i vrarë roja i këtij objekti, 60-vjeçari Pal Kola.

    “Policia e Shtetit fton qytetarët që të japin informacion për autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë dhe vendos shpërblim 100 000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në identifkimin e autorëve. Policia e Shtetit vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 069 41 10 299, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark