Sulmi me armë ndaj Top Channel, Karamuço poston foton e një 5 lekëshi: Ra nga xhepi i të ndjerit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Sulmi me armë ndaj Top Channel, Karamuço poston foton e një 5 lekëshi: Ra nga xhepi i të ndjerit

    Insajderi
    27 March 2023 - 09:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sulmi me armë zjarri ndaj televizionit Top Channel ka tronditur opinionin publik. Nga breshëria e të shtënave me kallashnikov mbeti i vrarë roja i sigurisë së ambienteve, Pal Kola 60 vjeç.

    Në një postim në Facebook, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka postuar foton e një 5 lekëshi, ku shkruan se monedha ka rënë nga xhepi i të ndjerit.

    Kujtojmë se ngjarja e rëndë nodhi rreth orës 01:00.

    Lexo po ashtu
    Në rrethana ende të paqarta, persona ende të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel.

    Për pasojë, nga të shtënat humbi jetën roja i sigurisë shtetasi Pal Kola, 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).

    Policia ka njoftuar se është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

    Nërkohë, pas ngjarjes është gjetur një mjet i degur tip Range Rover me targa të vjedhura, në Golem, e cila dyshohet të jetë e autorëve pasi brenda saj janë gjetur dy kallashnikovë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark