Ushtria e Jordanisë bëri të ditur se të gjitha njësitë dhe formacionet në komandën e përgjithshme të forcave të saj të armatosura janë vënë në “gatishmëri të lartë për t’u përballur me çdo përpjekje që kërcënon sigurinë dhe stabilitetin e mbretërisë”.
Duke cituar një burim ushtarak në komandën e përgjithshme të forcave të armatosura, në komunikatë thuhej se po monitorohen nga rastet zhvillimet e fundit.
“Komanda e Përgjithshme po monitoron nga afër zhvillimet që ndodhin në rajon dhe ka marrë masat e nevojshme paraprake për ndërtimin dhe mbështetjen e njësive të vijës së parë në frontet kufitare për të mbrojtur atdheun”, thuhet në komunikatë sipas CNN, përcjell Insajderi.
Kjo deklaratë vjen pas sulmit me raketa të Iranit në drejtim të Izraelit. Raketat iraniane fluturuan mbi qiellin e Jordanisë para se të mbërrinin në Izrael. /Insajderi.org/