Sulmi me thikë në Austri, autoritetet e vlerësojnë se u motivua nga "terrorizmi islamik" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Sulmi me thikë në Austri, autoritetet e vlerësojnë se u motivua nga “terrorizmi islamik”

    Insajderi
    16 February 2025 - 16:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Burri i akuzuar për vrasjen e 14-vjeçarit dhe lëndimin e pesë të tjerëve gjatë një sulmi me thikë në Austri, është motivuar nga “terrorizmi islamik”, thonë autoritetet e atjeshme.

    Viktimat e këtij sulmi me thikë në Villach të Austrisë ishin një 15-vjeçar dhe tre të tjerë të moshës madhore, raportojnë mediat austriake, përcjell Insajderi.

    Katër nga ta janë trajtuar në spital, kurse i pesti ka pësuar lëndime më të lehta trupore.

    Siriani 23-vjeç po dyshohet se sulmin e ka kryer nën motive të “terrorizmit islamik”.

    Ministri i Brendshëm austriak, Gerhard Karner, bëri të ditur se i dyshuarit kishte lidhje me Shtetin Islamik dhe ishte radikalizuar brenda një periudhe shumë të shkurtër.

    Flamuj të ISIS-it janë gjetur në muret e apartamentit të tij gjatë bastisjes që u krye nga policia austriake.

    Policia beson se i dyshuari kishte vepruar i vetëm. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark