Një tjetër person është arrestuar nga policia gjermane në lidhje me masakrën e ndodhur mbrëmjen e së premtes në Solingen, ku tre persona u goditën për vdekje me thikë dhe disa të tjerë u plagosën. Arrestimi erdhi pas një operacioni policor në një shtëpi për refugjatët në Solingen, raportojnë mediat.
Sipas “Bild”, godina ndodhet vetëm 300 metra nga vendi i sulmit dhe 150 metra nga vendi ku u gjet thika. Ishte një qen policie që i ka çoi hetuesit nga ku u gjet thika në godinën e refugjatëve. Më herët, policia gjermane njoftoi arrestimin e një 15 vjeçari, pasi dyshohet se ai kishte pasur dijeni për sulmin.
Grupi Shteti Islamik mori përgjegjësinë të shtunën për sulmin me thikë duke thënë se u krye nga një prej anëtarëve të tij në shenjë hakmarrjeje për myslimanët në Palestinë dhe kudo nëpër botë.