Sulmi ndaj gazetarëve të Klanit reagon AGK - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmi ndaj gazetarëve të Klanit reagon AGK

    Insajderi
    19 December 2022 - 15:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është tejet i shqetësuar për sigurinë e kolegëve që po raportojnë nga veriu i vendit.

    Sipas AGK-së, ekipi i Klan Kosovës, i përbërë nga gazetari Haris Ademi, kameramani Agon Bejtullahu dhe shoferi Elsad Sinani, është sulmuar sot, përderisa po raportonin afër barrikadave të vendosura në fshatin Çabër të Zubin Potokut.

    “Sulmuesit në drejtim të ekipit kanë hedhur gurë, si dhe i kanë fyer e sharë. Ky është sulmi i tretë në drejtim të kolegëve, kështu duke rënduar dhe rrezikuar sigurinë e tyre përgjatë raportimeve. AGK-ja, sërish bënë thirrje tek organet kompetente që të marrin masa për të siguruar gazetarët, njëherësh kërkojmë që të lejohen të bëjnë punën e tyre pa u penguar”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark